Drejtori i “Tele Lombardia”, Fabio Ravezzani ka postuar në Twitter mendimet e tij për rolin e Ibrahimovic te kuqezinjtë: “Milani ka shumë justifikime, por Ibra po bëhet një barrë e padurueshme. Piolit i mungonte guximi për ta zëvendësuar.

Ibra e bën të gjithë Milanin të punojë për të. Ai mund të shënojë kur t’i mbërrijnë topat e duhur. Nëse ai dështon, është normale që një skuadër prej 10 vetash të jetë pa frymë dhe të vuajë në pjesën e dytë, siç ndodhi me kuqezinjtë. Sot Ibra është një rezervë luksi, jo një titullar”.

Më tej, për episodin që ka parë si protagonist arbitrin Serra në Milan-Spezia, ai ka shkruar: “Pra, edhe sipas Luca Marellit, kërkim-falja zyrtare e AIA ndaj Milanit është një mashtrim. Urime të gjithë atyre që i komentuan të kënaqur apo skandalizuar, pa pyetur se cili ishte burimi i lajmit”.