Gati 300,000 raste të reja me Covid-19 janë raportuar në Francë në 24 orët e fundit, njoftoi sot Ministri i Shëndetësisë Olivier Veran, ndërsa varianti Omicron përhapet në të gjithë vendin.

Rekordi i fundit ishte në fund të dhjetorit, me pak më shumë se 230,000 raste të reja në një ditë.

Këto shifra tregojnë shtrirjen e valës aktuale të epidemisë. Kjo ka vazhduar që nga vjeshta dhe u ringjall në fund të 2021 me ardhjen e variantit Omicron.

Ndikimi në spitale tashmë është ndjerë, me më shumë se 2000 pranime brenda një dite, sipas të dhënave të publikuara dje nga Santé publique France.

Rritja e rasteve të regjistruara shpjegohet pjesërisht nga një numër i paprecedentë i testeve PCR: tetë milionë javën e kaluar, sipas Veran.

Megjithatë, shpërthimi epidemiologjik është real, siç dëshmohet nga nisja e “normës së pozitivitetit”. Ajo ka kaluar 15%, afër niveleve rekord të vjeshtës 2020.