Aksioni i pastrimit të territorit po vijon me intensitet në të gjitha bashkitë e vendit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot momente nga aksioni i pastrimit në Klos, Tepelenë, Skrapar, Kukës, Roskovec, Memaliaj, Krujë, Këlcyrë, Maliq dhe Delvinë.

“Faleminderit për të gjithë ata që çdo ditë angazhohen në Planin Kombëtar të Pastrimit”, tha Rama.

Sipas tij, “patriotizmi fillon nga mbrojtja e mjedisit të vendit tënd, duke e konsideruar tokën e atdheut dysheme të shtëpisë që e ke trashëgim nga ata që e banuan para teje dhe duhet t’ia lësh të pastër atyre që do të vijnë pas teje”.