Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është pyetur edhe në lidhje me dyert e blinduara në PD, ku tha se fortifikimi është bërë për të shmangur gjakderdhjen.

‘Unë jam i gatshëm të marr përgjegjësitë që më takojnë dhe fjalët të përkthehen në vepra. Valltarët e tranzicionit duan ta shkatërrojnë Partinë Demokratike që është një pengesë për ta. Është një mision siç nuk mund të braktis fëmijët e mi, nënën time. Historia me ka vendosur në ballë të kësaj beteje. E di që shumica e shqiptarëve e duan ndryshimin. PD ishte e përgatitur për çdo skenar dhe kishim një qëllimi, të shmangnim gjakderdhjen me 8 janar.’- tha Basha.