Pak orë para protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha për largimin e Lulzim Bashës nga selia blu, duket se janë ashpërsuar tonet mes mbështetësve të dy kaheve.

Në një postim në Facebook, zëdhënësja e Komisionit të Rithemelimit ka sulmuar Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhin, duke e quajtuar një “gaztor të shoqatës ‘Humbim për të fituar’”.

Sipas Floriana Garos, Gazment Bardhi sot ka përgënjeshtruar deklaratën e bërë një ditë më parë nga Basha i cili mohoi ‘bunkerizimin’ e PD-së por Bardhi sot e pranoi.

Postimi i Floriana Garos:

Nje dite nga protesta per c’bunkerizimin e PD, gaztori i shoqates “Humbim per te Fituar” Bardhi u detyrua te pergenjeshtronte publikisht Lulzim Braven duke pranuar se selia e PD eshte bunkerizuar per te ruajtur karrigen e thyer te deputetit Brava dhe pazaret e tij te pista me koncesionet e Edi Rames!

Sic eshte bere e qarte per te gjithe tashme jo vetem ne Shqiperi, por edhe jashte saj, deputetit Peng-Basha i ka mbetur ne dore vetem brava, vula dhe dera per te vazhduar pazar-humbjet e tij me Edi Ramen!

Neser kjo merr fund! Shtepia e lirise nuk do jete kurre bunker i pengut te qeverise! Ajo u perket te gjithe demokrateve pavaresisht bindjeve apo qendrimeve te tyre. Deputeti Brava mund te bunkerizoje shtepine e tij, madje dhe te strehoje aty mercenare te armatosur me apo pa maska por kurresesi shtepine e demokrateve te lire! Ora e lirise po afron!

Neser fillon rrugetimi yne i perbashket drejt FITORES!