Falë e-Albania, nga janari i këtij viti, bizneset që do të paguajnë online, me kartë debiti ose krediti për marrjen e shërbimit, do të pajisen me certifikatën elektronike të fizkalizimit brenda vetëm 60 minutave. Një lehtësim i madh, që eliminon në kohë rekord afatin që një subjekti i duhej të priste për t’u pajisur me certifikatën elektronike për projektin e fiskalizimit, pa u penguar në lëshimin e faturave elektronike si rrjedhojë e kohës. Nga kjo procedurë e thjeshtuar nuk përfitojnë bizneset, që gjatë aplikimit për certifikatë elektronike zgjedhin opsionin e pagesës nëpërmjet shkarkimit të mandat pagesës, për të vijuar fizikisht në bankë. Për këto aplikime, sikurse edhe aktualisht, biznesi, përmes e-Albania, do të pajiset online me certifikatën elektronike të fiskalizimit brenda 10 ditësh pune, si pasojë e punës manuale nga stafi.

Ndërkohë që për pagesat online me anë të kartës, sistemi kryen automatikisht trajtimin e kërkesës dhe gjenerimin e certifikatës.

Ndiqni videon për të kuptuar procedurën e thjeshtuar të aplikimit për certifikatën elektronike të fiskalizimit, brenda 1 ore.