Fshati Fishtë në Lezhë është kthyer vitet e fundit në një nga destinacionet më të zëshme në vend, që mirëpret turistë nga vendi dhe të huaj.

Vetëm 10 km larg Lezhës, fshati i Fishtës, në zemër të Zadrimës i njohur si vendlindja e poetit të madh Gjergj Fishta dhe punimet e bukura artizanale, është kthyer gati një vend pelegrinazhi në fundjava.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga produktet e prodhuara nga bujqit dhe artizanët e këtij fshati turistik.

“Mirëmëngjes dhe me fshatin Fishtë, shembëlltyrë e triumfit të dashurisë për tokën, shtëpinë e punën, ju uroj një të diel të bukur”, thekson Rama.

Turistët vendas e të huaj pëlqejnë gatimet e përgatitura me prodhimet e zonës, si perimet, vreshtat, ullishtet, frutat e tokës dhe pyllit, blegtorinë.

Bujqësia është edhe më e zhvilluar në Fishtë dhe bashkë me bukuritë natyrore, janë një potencial i rëndësishëm për zhvillimin e agroturizmit.