Ndonëse kanë qenë rivalë për shumë kohë, Stresi dhe Noizy vendosën ta “falnin” njëri-tjetrin në Mars të vitit që lamë pas. Dyshja kthyen faqe, duke i lënë pas mëritë mes tyre.

“Fola me gjithë çunat edhe thamë që janë fal hasmëritë më të mëdhaja. Disa gjëra mund të harrohen dhe të kthejmë kapitullin në tjetër anë. Nëse s’do jemi shokë, të paktën të mos jemi armiq. Jeta vazhdon, nuk kam frikë dhe nuk fal nga frika po fal se jam burrë. Jemi gjithë shqiptarë edhe duhet të bëjmë pak më shumë për njëri-tjetrin”, u shpreh Noizy asokohe.

Përgjatë kësaj periudhe dyshja e kanë respektuar njëri-tjetrin, ndërsa sonte Stresi e ka mbështetur publikisht. Ai ka publikuar në rrjete sociale një fotografi të profilit të Noizyt në Instagramin e tij, ku ky i fundit promovon një event në Tik Tok. Reperi iu ka kërkuar ndjekësve të regjistrohen dhe ta ndjekin.

Më pas Noizy e ka shpërndarë postimin e Stresit në profilin e tij. A ka më bukur?