Mesfushori i Real Madrid, Isco, është gati të transferohet te Barcelona. Kontrata e spanjollit me Los Blancos skadon në qershor dhe ai pritet të largohet nga Madrid në fund të sezonit.

Sipas Okdiario, Isco ka pranuar të transferohet në Camp Nou. Isco nuk ka gjetur hapësira te Real-i dhe duket se ka arritur një marrëveshje në vija të përgjigthshme me Barçën.

Gjithmonë sipas medias spanjolle, Xavi ka folur me lojtarin javën e kaluar. Babai i Isco-s ka mohuar lajmet që flisnin për një transferim të tijin te Fiorentina.