Pas pamjeve teksa ia bënte me dorë nga turma e mbështetësve të tij në protestën e 8 janarit, ish-kryeministri Sali Berisha ka sqaruar gjithçka.

Ai pohoi për mediat, nga ambientet jashtë Prokurorisë së Tiranës, se kishte ftuar demokratët që të hynin brenda në oborrin e PD-së, pasi disa ishin ende në rrugë. Ky sipas tij ka qenë shenja e vetme që ka bërë.

“Për çfarë bëra unë me dorë? Iu thoja që të vinin, të hynin se ishin në rrugë. Ata duhet të bashkoheshin të vinin brenda, se i ndante gardhi dhe dera. Pe ti me ndonjë tra në krah. Kishte vetëm me shkallë, por jo me tra.”, tha Berisha.