Zinxhiri i spektaklit të së martës në “Big Brother VIP” ka bërë që DJ Dagz të lërë shtëpinë më të famshme në Shqipëri pasi doli në nominim me Einxhelin. Kjo situatë ka shkaktuar tension e përplasje jo vetëm brenda shtëpisë, por edhe jashtë.

Madje duket se fansat e Dj Dagz dhe Dj PM kanë pasur më shumë arsye që të lënë komentet e tyre. Ata e kanë cilësuar “tradhti” faktin që Donaldi, që e konsideronin mik, nuk zgjodhi Dagz-in, por Tanin. Teksa ndodheshin brenda në shtëpi, Dagz dhe Einxhel qëndruan vetëm, të distancuar nga banorët e tjerë.

PM, i cili shpesh herë thoshte se donte që DJ Dagz të linte shtëpinë sepse e kishte marrë malli dhe kishin shumë projekte, reagoi për herë të parë ditën e djeshme rreth komenteve se duhet të mbante një qëndrim.

Pajtimi shkruan se ka patur raporte të mira me të gjithë banorët, e s’ka aspak dëshirë të përfshihet në debate, duke lënë të kuptohet se tani e tutje nuk do të përkrahë veçanërisht asnjë prej tyre.

“Pershendetje t’gjitheve. Po shoh komente perkrahe ate, perkrahe kete. Me shume sinqeritet po ju them nje here dhe nuk e perseris me: Përderisa si PM e kam potencuar qe me t’gjithe banoret e shtepise e kam pas 1 RAPORT shume te mire, s’dua te perfshihem ne asnje lloj debati me askend “pse s’perkrahe ate apo ate”. Me te gjithe kam raporte shume te mira dhe ju uroj fitore te gjithe banoreve aty mbrenda dhe shume suksese ne karrieren e tyre jashte shtepise. Faleminderit t’gjitheve e me e se shumti atyre qe na perkrahen mbrenda shtepise. Ju don shoku PM shume”, shkruan PM në postimin e tij.