Gazetari Mero Baze ka reaguar pas lajmeve se në selinë e PD-së, është parashikuar të ndërtohet një kompleks kullash.

“Kjo shpjegon qart pse dhendri Berishës qan për lekë buzë Lanës. I paskan ik kullat nga duart.

Vjehrri i ka bë gati dhe lejen, dhe meqë humbi pushtetin zaptoi ShQUP-in që mos të zbatohej plani pa riardhur në pushtet.

Lul Basha meriton të pushkatohet me këtë gjëmë që u ka bërë, që i ka lënë pa kulla.

Pak i kanë bërë më 8 janar”, shkruan Baze, ndërsa ka publikuar edhe faksimilet e firmosur nga Sali Berisha për ndërtimin e kullave tek SHQUP.