Einxhel, DJ Dagz ose Iliri, njëri prej tyre do të lërë shtëpinë e Big Brother VIP gjatë mbrëmjes së sotme.

Fakti që disa nga banorët e rinj kanë nominuar Einxhel dhe DJ Dagz ka nxitur shumë reagime.

Ata kanë diskutuar edhe në spektaklin e mbrëmjes së sotme për këtë arsye.

Einxhel: Unë do i nominoj.

Iliri: Varet se për mua kanë qenë oksigjen komunikimi.

Arjola: Unë me banorët e rinj jam hapur e lidhur, por nëse i vendosim përballë banorëve të vjetër, me këta të fundit kam më shumë lidhje dhe jemi familjarizuar. Nëse ke përballë që sapo e ke njohur dhe një njeri që e ke pasur brenda në 100 ditë, nuk mund t’i kthehem atij momenti.

Einxhel: Unë i nominoj se më kanë nominuar.

Arjola: Mendoj se kemi sakrifikuar shumë dhe të shkosh në finale me banorë më të rinj, më duket e padrejtë.

Arbri: Nëse lidhesh më shumë emocionalishtme banorët, e ke më të vështirë finalen. Pse të mos dalin disa të vjetër tani dhe të rrinë disa të rinj.

Einxhel: Ka pasur raste që banorë të rinj kanë nxjerrë banorë të vjetër. Nëse e kanë atë zotësi, nuk ka problem.