Në dhjetor të vitit që lamë pas, Iconstyle.al tregoi ekskluzivisht se Dj Sardi po bëhej baba për herë të parë.

Më vonë, vetë Sardi dhe partnerja e tij Jonisa e konfirmuan këtë lajm me foto të bukura, ndërsa sot pritja e ëmbël ka marrë fund.

Sardi dhe partnerja janë bërë prindër për herë të parë, teksa Jonisa ka sjellë në jetë një djalë.

Vetë Dj e ka ndarë këtë lajm të bukur me të gjithë ndjekësit e tij, teksa ka zbuluar edhe emrin e tij.

” GJITHE BOTA MU SHEMB PERPARA TEJE •
• Zais Denzel Shehu • 22.01.2022????”- ka shkruar Sardi krahas fotos së parë me të birin.

Kujtojmë që Dj Sardi ka folur më parë për lidhjen e tij me Jonisën dhe ka treguar se ata njihen prej shumë vitesh.

“Kam 12-13 vjet që e njoh partneren time, që në kohën e gjimnazit. Atëherë ngacmoheshim sa herë shiheshim, por qëndronte aty. Derisa jemi takuar më vonë dhe nisëm të flasim sërish”, u shpreh Dj Sardi për emisionin “Pardon my French”.

Sardi gjithashtu kishte thënë se nuk kishte plane për zgjerimin e familjes apo për martesë, por gjërat paskan ndryshuar.

“Nuk mendoj të zgjeroj familjen për momentin, dua të shijoj të gjitha fazat e lidhjes. Do i marrim gjërat me radhë, një herë po shijojmë bashkëjetesën, më pas kemi dasmën dhe planet për fëmijë. Më ka kërkuar Irma Libohova të këndojë në dasmën time, më thotë shpesh se mos merr ndonjë këngëtare tjetër. Aurela Gaçe është ofruar gjithashtu,” ishte shprehur Sardi.