Në orën 11:00 ka nisur Kongresi i Rinisë i Partisë Socialiste në 30-vjetorin e krijimit të FRESSH.

Në kongresin që po mbahet te Amfiteatri i Liqenit, ku të pranishëm janë kryeministri Rama, ministrat dhe kryesia e FRESSH, ku fjalën hapëse e mbajti ministrja Elisa Spiropali.

Spiropali në fjalën e saj nuk kurseu as akuzat për partinë kundërshtare, Partinë Demokratike, duke sjellë në vemendje edhe skenat e dhunshme të 8 janarit.

Sipas ministres, politika përçarëse i ka shkaktuar shumë dëme vendit, teksa shtoi se PS do t’ja shtri dorën të gjithë qytetarëve pa përjashtim, pavarësisht bindjeve të tyre politike.

Pjesë nga fjala e ministres Spiropali:

PS është e vetmja forcë më e mirë politike në vend. Kundërshtarët me brava i kanë mbyllur në derën në fytyrë qytetarëve. Ata vuajnë frikën nga drejtësia. Kthyer në një skenë tallëse pa qëllime kombëtare. E pabesushme partia që lindi 31 vite më parë nga aspirata për liri, PD ka sot Sali Berishën ofertë dhe kundër ofertë atë që çirret me fjalorin e padronit por nuk arrin ti nxjerrë asnjë thinjë vetes së tij. Jemi te keqardhur që arritëm deri këtu. Shpesh jemi dukur të dobët para tyre, kemi dëgjuar nga shumëkush, po të ishin ata do ju bënin rrup sup, mediat s’do guxonin të shpifnin edhe shanin. Frikën e ruan vreshtin etj, etj, por sot ju themi se jemi krenar që nuk jemi si ata.
Dhe jini krenar që nuk jemi si ata. Për ne kundërshtarët nuk janë armiq, nuk i kalojmë caqet e njerzillëkut. Ne nuk thyejmë, nuk ulërasim, nuk urrejmë, nuk godasim me çtë na vijë për dorë. Ne armë kemi të vërtetën dhe nuk e vëmë partinë mbi Shqipërinë. Opozita jonë nuk janë ata mjeranë, por ju, kërkesat dhe investimet në shpresë i të rinjve shqiptarë. PS ka fituar garën me kundërshtarin politik por ka humbur garën me ambicien e saj politike. Ne duhet të ngjizim një bashkim të ri që shkon përtej politikave përçarëse, ne do ja shtrijmë dorën të gjithë qytetarëve pa përjashtim. Askush nuk duhet të përjashtohet pavarësisht se për kë voton ai apo familja e tij. Gara jonë është vetëm me ëndrrën tuaj. E keni patur dhe do ta keni në krahun tuaj kryeministrin Edi Rama. Politika që ka shkaktuar ndarjet mund të na bashkojë sërish dhe të kthehet në një mjet transformimi për të vazhduar punët e mira për të bërë Shqipërinë një kampione dhe Rajon, kjo mund të ndodhë me Edi Ramën dhe PS.