Myrto Uzuni ngjit një tjetër shkallë dhe mbetet vetëm të bëhet zyrtare. Sulmuesi që në Shqipëri ka qenë me Tomorin, Apoloninë dhe shpërtheu me Laçin, pritet të zyrtarizohet në LaLiga.

Granada po mbyll marrëveshjen me Ferencvaros dhe do të paguajë rreth 3.5 milion euro për ta blerë sulmuesin, që këtë sezon ka shënuar më shumë se 20 gola.

Uzuni do të firmosë me klubin e LaLiga kontratë për katër vite dhe do ketë mundësinë të luajë në një nga kampionatet më të forta në botë.