Ish-Papa i Benedikut i XVl pritet të përballet me akuza të rënda.

Nëntë vite pasi befasoi botën duke dhënë dorëheqje nga posti i tij në krye të Kishës Katolike, ish Papa i Benedikut i XVl mund të përballet me akuza pasi dështoi se të vepronte për të paktën katër raste abuzimi me fëmijë gjatë kohës kur shërbente si kryepeshkop i Mynihut, akuza të cilat vetë ai i kishte hedhur poshtë.

Sipas BBC-së këtë post e kishte mbajtur nga viti 1977 deri në 1982.

Por një raport i ri mbi abuzimet inkriminoi ish-Papën e Benedikut. Sipas raportit pretendimet janë se abuzimi kishte ndodhur gjatë mandatit të tij dhe se personi i akuzuar kishte rol aktiv në Kishë.

Gjithashtu më tej raporti nënvizon se Benedikti u njoftua për faktet e abuzimit të të miturve gjatë kohës kur ishte kryepeshkop por zgjodhi të mos ndërmerrte asnjë veprim.