Një prej anëtarëve të Lidhjes së Gruas Demokrate në takim me kreun e PD Lulzim Basha i bëri apel ish-kryeministrit Sali Berisha t’u kërkojë falje nënave të veshura me të zeza duke i kujtuar firmat piramidale.

“I bëj thirrje patriotit tim t’i kërkojë falje nënave të Tropojës të veshura me të zeza. Të gjitha nënave që me një mënyrë apo një tjetër. Me firmat piramidale që u bënë në kohën e tij.

Në kohën e moskthimit të pronave janë vrarë gjithë atë djem. Janë gjithë ato gjëra që nuk i arriti në kohën e vet Sali Berisha. Nuk duhet të vinte këtu që të gjuante nënat dhe gratë me gur atë ditë”, tha ajo.