Jeta plot luks, pasuri dhe madhështi është një synim primar i shumë njerëzve që të jetojnë një jetë plot ekstravagancë. Këta njerëz janë zakonisht të shkujdesur, të sigurt, por ambiciozë dhe gjithashtu shumë punëtorë. Ata e dinë se për të marrë atë që duan, duhet të punojnë më shumë. Këtu renditen disa nga shenjat e zodiakut që e duan jetën e shtrenjtë.

Demi

Shenjat e Demit janë kokëfortë dhe shumë ambicioz – kjo do të thotë se ata nuk do të ndalen derisa të kenë arritur qëllimet e tyre. Ata e urrejnë të kenë ndonjë gjë të lirë, kështu që ata do të punojnë derisa të arrijnë të jetojnë një jetë luksoze.

Binjakët

Binjakët janë impulsivë, të pamatur dhe e duan argëtimin. Nëse ata mendojnë se blerja e një malli të shtrenjtë do t’u japë atyre lumturi, atëherë ata do bëjnë gjithccka për ta pasur.

Luani

Shenjat e Luanit pëlqejnë t’u bëjnë dhurata të tjerëve dhe të marrin dhurata nga të tjerët gjithashtu. Ata kanë shije shumë të shtrenjta dhe kështu, ata kërkojnë mënyra për të fituar shuma të mëdha parash.

Shigjetari

Shigjetarëve iu pëlqen të udhëtojnë, dhe kjo përfshin biletat ajrore të klasit të parë, qëndrimet në hotele me 5 yje dhe restorante etj. Jeta e lartë është si një drogë për ta. Ata në mënyrë të pandërgjegjshme mendojnë se nuk duhet të shpenzojnë aq shumë para, por gjithsesi, ata përfundojnë duke e bërë këtë.

Bricjapi

Bricjapët janë shumë ambiciozë; të cilët punojnë shumë dhe janë shumë të vendosur për të arritur qëllimet e tyre. Ata njihen si një nga shenjat më të përqendruara të zodiakut në tërësi. Janë marramendës dhe i blejnë gjërat e tyre luksoze me zgjuarsi.