Lajm i mirë për Xavi dhe Barcelonën përpara ndeshjes së Kupës së Mbretit kundër Linares. Ousmane Dembélé është negativizuar për Covid-19, ndaj rikthehet në skuadër. Po kështu, për këtë ndeshje është grumbulluar edhe Dani Alves.

Barcelona ka marrë të gjitha autorizimet e duhura për të nënshkruar përfundimisht me brazilianin, i cili do të jetë në dispozicion të trajnerit Xavi. Clément Lenglet dhe Samuel Umititi mungojnë për shkak të një problemi me zorrët.