Vazhdon telenovela te Manchester United mes Ralf Rangnick dhe Cristiano Ronaldo, pasi kampioni portugez është ankuar në mënyrë të dukshme për zëvendësimin gjatë sfidës me Brentford.

Trajneri i përkohëshëm, i cili ka marrë vendin e Solskjaer te Djajtë e Kuq, ka provuar ta minizojë gjestin e CR7, por debati mes të dyve është kthyer në një çështje tashmë në Angli, aq sa trajneri ka pranuar se e ka kërcënuar lojtarin e tij pas shpërthimit në stol.

Rangnick ka zbuluar se e ka paralajmëruar Ronaldo-n: skuadra duhet të vijë para individit.

“I kam thënë: ‘Dëgjo Cristiano, je 36 vjeç dhe je në formë shumë të mirë, por kur të jesh dhe ti trajner do të kuptosh se çfarë dua të them’. Puna ime është të marrë vendime për të mirën e skuadrës dhe klubit dhe shpresoj që edhe ai ta shikojë në të njëjtën mënyrë”, ka thënë Rangnick.

“Mendoj se nuk duhet të bëjmë shumë histori. Nuk prisja që të më përqafonte pasi u zëvendësua, por jam këtu prej gjashtë javësh dhe nuk kam patur asnjë problem me të”.