Çmim special për Cristiano Ronaldon, dhënë mbrëmë nga FIFA si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në nivel kombëtar. Portugezi komentoi për këtë vlerësim: “Është një ëndërr, nuk e kisha menduar kurrë se do ta thyeja atë rekord që ishte 109 gola.

Jam krenar që e marr çmimin, është një arritje e madhe. Më duhet të falënderoj shokët e mi të vjetër të skuadrës që nga viti 2004, kur nisa të përfaqësoja kombëtaren, deri më sot”.