Sara ishte e eliminuara e rradhës në spektaklin e të martës në “Big Brother”, eliminim që e gëzoi Pajtimin, i cili mezi po priste që ata të bashkoheshin sërish.

Mbrëmjen e djeshme Sara, Pm dhe disa nga ish-banorët: Fifi, Sabiani, Kledi janë bërë bashkë dhe kanë festuar.

Nga mbrëmja e tyre, Sara ka postuar disa video ku shfaqet në krahët e Pajtimit dhe të dy falenderojnë fansat për mbështetjen.

“Unë dhe Pm ju duam shumë shumë. Faleminderit për të gjithë dashurinë që na keni dhuruar”, shkruan Sara.