Numri i rasteve të konfirmuara me Covid në mbarë botën kaloi shifrën e 300 milionë të infektuarve, sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins, ndërsa vde k j et për shkak të komplikimeve të COVID-19 kanë arritur në 5,472,263.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku janë raportuar 58,449,898 infeksione me koronavirus dhe 833,957 v de kje, mbeten vendi më i goditur nga pandemia në botë.

Rastet me Covid dhe v de kje t në Amerikë përfaqësojnë më shumë se 19% të rasteve dhe më shumë se 15% të v e k jeve në mbarë botën. Vendi i dytë më i goditur për sa i përket rasteve është India (35,109,286 infeksione dhe 482,876 v d ek je), e ndjekur nga Brazili (22,328,252 infeksione dhe 619,654 v d e kj e).