Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit në lidhje me situatën epidemiologjike të Covi në vend dhe informon se janë shënuar 1341 raste të reja.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 3 humbje jete si pasojë e Covid; një qytetare nga Berati 68 vjeçe, një qytetar nga Durrësi 73 vjeç, një qytetar nga Tirana 90 vjeç.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 145 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar.

Ndërkaq, në të gjithë vendin janë 21,389 pacientë aktivë, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 2163 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 232,356 që nga fillimi i epidemisë.

Janë kryer 5043 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1341 qytetarë, në këto bashki:

563 në Tiranë, 79 në Vlorë, 58 në Durrës, 53 në Shkodër, 46 në Lushnje, 45 në Fier, 37 në Elbasan, 34 në Gjirokastër, 31 në Sarandë, nga 27 qytetarë në Kamëz, Krujë, nga 24 qytetarë në Korçë, Berat, nga 19 qytetarë në Kuçovë, Lezhë, Vorë, 18 në Pogradec, 15 në Gramsh, nga 14 qytetarë në Kavajë, Patos, nga 12 qytetarë në Kurbin, Mallakastër, Skrapar, 11 në Mirditë, 10 në Tepelenë, nga 9 qytetarë në Vau i Dejës, Peqin, nga 7 qytetarë në Kukës, Memaliaj, nga 6 qytetarë në Dimal, Selenicë, Divjakë, Tropojë, nga 5 qytetarë në Has, Devoll, Poliçan, nga 4 qytetarë në Këlcyrë, Libohovë, Delvinë, Himarë, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Dibër, Kolonjë, Prrenjas, nga 2 qytetarë në Maliq, Përmet, Dropull, Shijak, Fushë Arrëz, Pukë, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Mat, Roskovec, Konispol, Finiq, Cerrik, Belsh.