COVID-19 ka “mbyllur” edhe dyert e Teatrit Kombëtar. Në një kohë kur rastet me koronavirus janë rritur në mënyrë drastike, nuk i kanë shpëtuar infektimit as dy aktorë protagonistë të shfaqjes “Coriolanus”, e cila ditën e nesërme do të ishte në skenë për artdashësit.

Çfarë do të ndodhi me biletat e parapaguara? Teatri Kombëtar në njoftimin që ka bërë ka theksuar se personat që kanë bileta për shfaqjen e datave 13-14-15 dhe/ose 16 janar mund të rimbursohen, ose bileta e tyre do të jetë e vlefshme për shfaqjen “Coriolanus” në momentin e parë që do të rikthehet në skenë.