Ka ardhur koha për të shqyrtuar heqjen e masave shtesë të udhëtimit të vendosura nga një numër shtetesh anëtare përtej rekomandimeve të BE-së, deklaroi sot komisioneri Evropian i Drejtësisë Didier Reynders pas miratimit të 27 rekomandime të reja lidhur me kufizimet për shkak të COVID-19.

“Shtetet anëtare rikonfirmuan sot se paraqitja e një çertifikate të vlefshme vaksinimi dixhitale të BE-së është e mjaftueshme për udhëtime gjatë pandemisë,” shtoi komisionerja e Shëndetësisë, Stella Kyriakides.

Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi sot rekomandimin për një qasje të koordinuar çka do të lehtësojë lëvizjen e lirë dhe të sigurt në Evropë.

Rekomandimi, që thotë se masat që duhet të zbatohen tani do të marrin parasysh vetëm gjendjen e personit dhe jo atë në nivel rajonal – i përgjigjet rritjes së përhapjes së procesit të vaksinimit dhe futjes së shpejtë të certifikatës digjitale Covid-19 të BE-së dhe do të hyjë në fuqi në datën 1 shkurt 2022, e njëjta ditë me një akt të deleguar të rregullores së kalimit, që parashikon një periudhë pranimi prej 270 ditësh për certifikatat e vaksinimit (Green Pass).