Vaksinimi i detyrueshëm kundër koronavirusit do të hyjë në fuqi në Austri në fillim të muajit shkurt, sipas një projektligji të prezantuar sot nga qeveria. Vendimi do të zbatohet për të gjithë personat 18 vjeç e lart. Kontrollet e rastësishme të popullsisë do të fillojnë në mesin e marsit, duke përfshirë ndalesat e automjeteve, njoftoi ministri i Shëndetësisë Wolfgang Mückstein.

Personat që refuzojnë të vaksinohen do të gjobiten nga 600 deri në 3,600 euro (685-4,165 dollarë) pasi t’u jepet një shans përfundimtar për t’u vaksinuar brenda një afati të caktuar.

Ligji do të zbatohet për të gjithë banorët austriakë, me përjashtim të grave shtatzëna dhe të gjithë atyre që nuk mund të vaksinohen për arsye shëndetsore. Kushdo që është shëruar nga koronavirusi duhet ta kryejnë vaksinimin pas 180 ditësh.

Parlamenti austriak pritet të miratojë ligjin të enjten, në një votim që shihet kryesisht si një formalitet për shkak të koalicionit qeverisës të Partisë Popullore austriake konservatore (ÖVP) dhe të Gjelbërve që kanë shumicën e nevojshme. Vetëm Partia e Lirisë (FPÖ) e ekstremit të djathtë është kundër vaksinimit të detyrueshëm.