Gazetari Çim Peka ka zbuluar “kurthin” e Lulzim Bashës për protestën e nesërme, ndërsa ishte i ftuar këtë të premte në emisionin Top Talk në Top Channel drejtuar nga Denis Dyrnjaja.

Sipas tij, mbështetësit e Berishës do të shkojnë në seli, por Basha nuk do të jetë atje.

Basha ka për detyrë të krijojë incident që forcat të cilat do të jenë në gatishmëri të ndërhyjnë, sipas Pekës duke theksuar se demokratët nuk do

të lejojnë që Rama të marrë edhe opozitën.

“Nesër është një gjë e sigurt që demokratët do të hyjnë në seli dhe Basha nuk do të jetë. Ajo çfarë është në dorë të Bashës është masa dhe vendimi i tij për incidentin. Unë kam një sms, kam komunikimin e ministrit të brendshëm me forcat operacionale. Është vendosur që gjithë FNSH të rrethojë nga xhamia. Basha ka një detyrë të krijojë incidentin që ata të ndërhyjnë, ishalla e bëjnë këtë punë. Më shumë del në dritë fakti që ai njeri është një peng. Ajo që shqiptarët nuk mund ta pranojnë është se Rama u vodhi dhe mandatin e tretë, por të marrë dhe opozitën?! Me aq sa kuptoj unë do të jenë anëtarë që kanë votuar shkarkimin e tij, mbi 44 mijë njerëz, jo Rama me gardën dhe Lulin, kush të dojë le të vijë,ata njerëz si ndalon dot”, tha Peka.