Përmbajtja më interesante e FIFA Global Transfer Report 2021, studim i transferimeve të realizuara në vitin e kaluar mes futbollit të meshkujve, femrave dhe amator i publikuar nga FIFA, është sigurisht klasifikimi i 10 blerjeve më të kushtueshme të vitit që sapo ka kaluar.

Më poshtë janë renditur sipas kostos, me plot katër operacione që kanë lidhje me Serinë A (por vetëm njëra ka qenë blerje):

Romelu Lukaku nga Inter-i te Chelsea për 115 milionë euro

Jadon Sancho nga Borussia Dortmund te Manchester United për 85 milionë euro

Achraf Hakimi nga Inter-i te Paris Saint-Germain për 60 milionë euro

Raphael Varane nga Real Madrid te Manchester United për 40 milionë euro

Tammy Abraham nga Chelsea te Roma për 40 milionë euro

Ibrahima Konate nga Leipzig-u te Liverpool-i për 40 milionë euro

Martin Odegaard nga Real Madrid-i tek Arsenal-i për 35 milionë euro

Eduardo Camavinga nga Rennes te Real Madrid-i për 31 milionë euro

Amad Diallo nga Atalanta te Manchester United për 25 milionë euro

Bryan Gil nga Sevilla te Tottenham për 25 milionë euro

* Shifrat e raportuara nuk kanë marrë në konsideratë bonuset e mundshme të përfshira në kontratë, ndërsa janë përjashtuar marrëveshje mes klubeve të të njëjtit vend (p.sh.: Ben White nga Brighton-i tek Arsenal-i për 59 milionë euro)