Jason Momoa dhe Lisa Bonet i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Ylli i “Aquaman” bëri të ditur lajmin për ndarjen e tyre këtë të mërkurë.

“Ne të gjithë e kemi ndjerë rrjedhën dhe ndryshimet e këtyre kohërave transformuese… Një revolucion po shpaloset ~dhe familja jonë është përfshirë… ndjenja dhe rritje nga ndryshimet sizmike që po ndodhin ndaj kështu ~ Ne ndajmë lajmet tona familjare ~ Se po i japim fund martesës”, -kanë shkruar ata në një deklaratë të përbashkët në llogaritë e tyre të “Instagram”.

“Ne e ndajmë këtë jo sepse mendojmë që është njoftim i vlefshëm për lajm, por për ta vazhduar jetën tone me ndershmëri dhe me dinjitet” vazhdoi ai. “Dashuria mes nesh vazhdon, duke u zhvilluar në mënyrat që duhet të jetohet. Ne e kemi çliruar njeri-tjetrin për t’u kthyer në personin që po mësojmë te jemi…”

“Përkushtimi ynë i palëkundur ndaj kësaj jete të shenjtë dhe fëmijëve tanë është t’u mësojmë atyre se çfarë është e mundur ~ Ta jetosh lutjen e mund të mbizotërojë dashuria ✨ J & L.”

Momoa dhe Bonet ishin bashkë që nga viti 2005. Dyshja u martuan zyrtarisht në tetor 2017.

Ata kanë dy fëmijë së bashku: vajzën Lola, 14 dhe djalin Nakoa-Wolf, 13. Momoa është gjithashtu njerku i aktores Zoe Kravitz, vajza e Bonet me ish-burrin Lenny Kravitz.