Kryeministri Edi Rama ka dërguar mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Presidentit të Parlamentit Europian, David Sassoli. Kreu i qeverisë shkruan në rrjete sociale, se Sassoli ishte një Italian krenar dhe një avokat i zjarrtë i Shqipërisë. Ai shton më tej se ndarja nga jeta në mënyrë të befasishme të Sassolit ka shkaktuar një boshllëk të ndjeshëm tek kushdo që pati nderin e kënaqësinë ta njihte!

Postimi i Edi Ramës:

Çfarë trishtimi! Miku ynë i mirë, Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, një europian i paepur, një italian krenar, një avokat i zjarrtë i Shqipërisë, gazetar i shquar dhe më pas politikan i respektuar nga të gjithë, ndërroi jetë befasisht duke lënë pas një boshllëk të ndjeshëm tek kushdo pati nderin e kënaqësinë ta njihte…
Addio caro David, riposa in pace