Masat e Planit B, grupi më i fundit i rregullave që synojnë parandalimin e përhapjes së Covid-19 në Britaninë e Madhe, do të hiqen në të gjithë Anglinë, njoftoi sot kryeministri britanik Boris Johnson.

Johnson u tha ligjvënësve në Dhomën e Komunave se mbi 90 për qind e personave të moshës 60 vjeç e lart në të gjithë Britaninë e Madhe tashmë e kanë bërë vaksinën përforcuese, ndërsa shkencëtarët thonë se vala Omicron ka arritur kulmin.

Duke filluar nga 27 janari, afati i fundit i masave të planit B, personat nuk do të punojnë më nga shtëpia, çertifikata e vaksinimit deri më tani e detyrueshme, nuk do të kerkohet më”, tha Johnson.

Kërkesa ligjore për izolimin e personave me koronavirus gjithashtu do të përfundojë së bashku me rregulloret anti-Covid më 24 mars.

Lidhur me maskat, qeveria nuk do t’i detyrojë më personat t’i vendosin ato duke filluar nga 24 janari dhe ato do të hiqen në klasa duke filluar nga e enjtja, përfshirë shkollat në zonat komunale.

Johnson sinjalizoi synimin e tij për trajtimin e Covid-19 më shumë si grip, duke thënë se “së shpejti do të vijë një kohë kur do të hiqet kërkesa ligjore për t’u izoluar plotësisht, ashtu siç nuk vendosen detyrime ligjore për izolimin e personave që janë me grip”.