Është rritur numri i fëmijëve të infektuar me covid, por fatmirësisht jo i shtrimeve të tyre në spital. Fëmijët manifestojnë simptoma më të lehta dhe e kalojnë më shpejt sëmundjen e shkatuar nga virusi i covid 19 duke u trajtuar në kushte shtëpie.

Shqipëria ka miratuar vaksinimin e femijëvë të shëndetshëm 15 vjeç e lart, por shifra e të vaksinuarve është pothuajse e papërfillshme. Ndonëse për fëmijët me sëmundje kronike prindërit kanë nxituar t’i vaksinojne ndaj covid e kundërta ndodh për fëmijët e shendetshëm, pasi janë prindërit që hezitojnë.

Vaksinimi i fëmijëve të shëndetshëm 15 vjeç e lartë ka nisur gjatë vitit 2021 në shume vende përfshirë Italinë fqinje duke e bërë të detyrueshme madje. Bino sugjeron vaksinim si ndaj covid ashtu edhe ndaj gripit.