Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha është shprehur se arsyeja e tërheqjes nga protesta e ditës së djeshme ka qenë gazi toksik i hedhur.

Gazetarja: Çfarë ju bëri që ta mbyllnit protestën ditën e djeshme?

Sali Berisha: Fare thjeshtë ishte gazi që hodhën në sasira toksike dhe që njerëzit ishin të shtrirë në anët e Lanës nga helmimi. Ajo skenë gjithmonë në betejë ka një tërheqje kur shihet se është përdorur një lëndë kimike toksike dhe kjo ishte e vetmja arsye, por ashtu siç e patë, unë isha këtu, vazhdova.

Hodhën gaz direkt tek unë, tek ura, por kjo përkundrazi më motivon më shumë mua ky revolucion të triumfojë.

Gazetarja: Në rast se policia nuk do të kishte ndërhyrë ditën e djeshme, mendoni se do të kishte edhe viktima?

Sali Berisha: Asnjë viktimë, asnjë viktimë nuk mund të kishte. A patë ju ndonjë të armatosur në ato dhjetra, mijëra njerëz kund? Në mënyrë kategorike asnjë, as nuk kishte dhe as nuk mund të kishte, as ndaj punonjësve. Ata janë punonjës të Partisë Demokratike.

Ata janë deputetë të Partisë Demokratike dhe i përgëzoj të gjithë ata deputetë të forcës sonë politike që refuzuan skenarin kurth të Lulzim bravës që për të shpëtuar zyrën e tij kërkonte t’i përdorte ato mish për top, por ato nuk do të ishin kurrë të tillë, nuk do t’i prekte njeri me dorë.