Ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës në 31 vjetorin e themelimit të PD-së dega Gjirokastër u bëri thirrje demokratëve që të mos bëhen skllevër të Lulzim Bashës.

Sipas ish-kryeministrit i gjithë skenari i krijuar në selinë e PD-së është i Edi Ramës, i cili ka marrë peng kreun aktual të PD-së.

Ai u bëri sërish thirrje qytetarëve që të jenë pjesë e protestës së organizuar më 8 janar, ku sipas Berishës, pas kësaj date selia e PD do të kthehet në shtëpinë e demokratëve të lirë

“Ju bëj thirrje të mos mashtroheni, nuk është çështje zyrash, nuk është çështje personash, ata që duhet t’jua paraqesin ju, ata janë avokatë, janë mercenarë të antivlerave, çështja dhe beteja që po zhvillohet është vetëm një. Përparimin më themelor të demokracisë, a do të qeverisë shumica, apo pakica mbi dhunë mbi shumicën. Ato janë akte historike pabesie. Ai nuk do të pranojë vendimin tuaj jo të kësaj salle, por të 44 mijë anëtarëve të PD. Ky njeri i cili dy muaj më parë më thoshte se mua nuk më shkarkon kuvendi se më kanë votuar anëtarë, ai sërish thotë se nuk i njoh ata. Ai këkron t’ju paraqesë dy mijë persona të mbledhur në një sallë përpara delegatëve. S’kemi të bëjmë me karrige, por do të vendosë pakica apo shumica. Edi Rama është regjisor kryesor i këtij skenari. Mos u bëni skllevër të një njeriu që ju blen dhe ju shet çdo ditë për interesat e veta. Më 8 janar do jetë rikthimi i selisë së PD në shtëpinë e demokratëve të lirë”, tha Berisha.