Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sot kreun e PD se është përfitues në projektin e lagjes “5 Maji”.

Ai tha se kjo është arsyeja pse Lulzim Basha hesht teksa e akuzoi këtë të fundit edhe për një projekt ndërtimi në selinë e PD.

Deklaratat e Berishës erdhën në hyrje të Kuvendit ku ai u kthye ne sallë pas 4 muajsh mungese.

“Ndërkohë që para jush shfaqej drama nejrëzore e një numri qytetarësh, të cilëve pavarësisht se kanë 20 vitenë shtëpitë e tyre, u prishën banesat në kundërshtim me çdo ligj. U prishën nga qeveritarë që dëshmojnë se hajnitë Ii kanë zhveshur nga çdo normë njerëzore. Unë personalisht mbështes zhvillimin e qytetit, që e bëjnë këtë qytet më të bukur. Por nuk mbështes kurrë barbarinë ndaj qytetarëve të tij.

Nëse ti vendos për shkak të planeve të prishësh shtëpitë e të tjerëve, edhe mund ta bësh. Por ka një detyrim moral të ulesh me banorët, t’ua shpjegosh planin, t’u përcaktosh kushtet si dhe të dëgjosh kushtet e tyre.

Të gjitha veprimet që kryen ndaj këtyre banorëve dhe të gjitha pretekstet janë absolutisht të paligjshme. Janë një qendrim mizor. Bëhet edhe më tragjike kur ortakë të atyre pallateve janë përfaqësuesit e Lul Bravës.

U bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të solidarizohen me ta.

Ja edhe ketu do të ngrihet “Parku i 4 hajdutëve”. Pikërisht për këtë Lulzim Brava hodhi gaz ndaj qytetarëve” – tha Berisha.