Beniada është banorja më pozitive dhe e qeshur e këtij “Big Brother” e cila i ka surprizuar të gjithë me karakterin dhe sensin e saj të humorit. Ajo jeton në Itali dhe jo vetëm ka probleme me shqipen por edhe me memorizimin e të gjithë emrave të personazheve publike dhe artistëve. Me siguri i mbani mend videot funny ku ngatërronte emrin e Noizy-t dhe Butrint Imerit.

Ndërkohë së fundmi, ajo ka shkrirë së qeshuri banorët me shqiptimin e emrit të Yll Limanit. “Ydhi Dhimani” thotë ajo, ndërkohë që të tjerët e ngacmojnë. “Nuk e thuj dot ashtu si të vjen ty”, i thotë ajo Einxhelit që insiston t’ia shqiptojë emrin, meqënse jashtë do ta takojnë. Videos nuk i ka shpëtuar as vetë këngëtari, i cili e ka ripostuar në Story, e duket se e ka marrë me shumë sportivitet. “Prej sot emrin e kom Ydhi Dhimani”, shkruan ai, duke vendosur edhe një emoji me sytë zemra.

Beniada i ‘vendosi’ një emër të ri, Yll Limani Epo, jo më kot Beniada konsiderohet si “lezeti” i shtëpisë…