Beatrix Ramosaj, këngëtarja nga Kosova, është njëra nga banoret më të përfolura nga “Big Brother Vip”, kjo për shkak të marrëdhënies së saj me konkurrentin tjetër, Donald Veshaj.

Romanca e tyre është kthyer në kryefjalën e mediave rozë. E teksa të gjithë flasin për Trixa-n, me shumë mundësi askush nuk e di emrin e saj të vërtetë.

Së fundmi emisioni “n’ZOOM” ka bërë të ditur se emri i vërtetë i Beatrixës është Behigje Ramosaj dhe me origjinë ajo është nga Llapashtica e Komunës së Prishtinës.