Edhe pak ditë na ndajnë nga finalja e madhe e “Big Brother VIP”, në shtëpinë më të famshme ka ndryshuar komplet rrjella e lojës.

Në “Big Brother VIP” tashmë nuk ka më çifte, doli DjPM me Sarën, Dj Dagz dhe së fundmi Beatrix. Pritet që gara të bëhet më e fortë dhe më e ashpër siç po ndodh tani.

Por çfarë po ndodh në “Big Brother VIP”?

Pasi Dj Dagz doli nga Big Brother VIP, Einxhel ka shigjetuar Donaldin duke e akuzuar se ka tradhëtuar mikun e ngushtë.Einxhel nuk e ka përtypur dot faktin se partneri i saj nuk u shpëtua nga Donaldi dhe e ka quajtur dyfytyrësi nga ana e tij. Gjatë gjithë kohës mes atyre të dyve ka pasur debate dhe ofendime.

“Ishte një gjest i ulët, burracak. Ti bën gjithçka vetëm për të fituar.“, iu drejtua me akuza Einxhel gjatë debatit të së premtes. Ndërsa Donaldi i tha se po bën viktimën dhe se është absurde mënyra se si po sillet.