Kryetari Basha po u flet gazetareve per protesten e sotme dhe konfimoi ndarjen perfundimtare me Berishen dhe Berishizmin. LIve ai po tregon sesi do te jete tashme PD pa kete trashegimi qe e ka demtuar.

Pas një pritjeje të gjatë për shkak të hetimeve të prokurorisë, mediat janë lejuar të hyjnë në selinë e PD. Ata shoqëohen nga kryedemokrati Basha, i cili tregon pasojat e protestës së dhunshme

Kryedemokrati ka shoqëruar përfaqësuesit e medias, operatorë e gazetarë, për të filmuar pasojat e dhunës që la pas sot protesta e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha. Basha u ka treguar ambientet e shkatërruara të selisë blu me xhama të thyer, dyer e karrige të hedhura në tokë dhe ku çdo pajisje ka dalë jashtë funksionit.