Një ditë pas protestës së dhunshme në selinë e PD-së, Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka nxjerrë një video dhe shkruan se sipas tij Berisha paralajmëroi, orkestroi dhe dirigjoi sulmin kundër PD.

Për Lulzim Bashën sulmin ndaj selisë se Partisë Demokratike e ka urdhëruar Sali Berisha.

‘Sali Berisha e paralajmëroi, orkestroi dhe dirigjoi te gjithë sulmin e dhunshëm mbi selinë e PD në 8 janar. Ndonëse e dinte fare mirë që në seli ndodheshin deputetë dhe drejtues demokratë, ai nuk i kurseu urdhrat për mercenarët që të godisnin zyrat e partisë. Të gjithë e dinim që ai do të bëhej i dhunshëm. Dhuna ishte qëllimi i tij që nga fillimi.’- shkruan Basha.