Gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë e organizuar për 30-vjetorin e krijimit të FRESSH, kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, kujtoi hapat e para të krijimit të Forumit Rinor Eurosocialist.

Sipas Ballës, PS është hapur e gati të bashkëpunojë me çdo të ri, ndërsa shtoi se kjo forcë politike është gati t’i japë zë çdo iniciative që vjen nga çdo rrjet rinor.

Balla: Misioni i FRESSH-it ishte aktivizmi politik, por ajo u kthye në një akademi politike dhe luajti një rol në lëvizjet brenda familjes socialiste. Kontributi i socialistëve të rinj ka spikatur në ato momente të vështira. FRESSH nuk ishte organizata më e madhe politike për rininë, por luajti një rol të rëndësishëm edhe brenda zhvillimeve të PS. Nuk ishte rastësore që dy anëtarë të FRESSH u bën kryeministra. FRESSH ka qenë shpirti e çdo fushate të PS. Ka qenë në çdo protestë të PS. Kanë qenë të angazhuar në shumë iniciativa për t’ju gjendur pranë njerëzve në nevojë. Gjatë ditëve të pandemisë anëtarët e FRESSH ndihmuan kudo nëpër Shqipëri. PS, partia më e hapur ndaj të rinjve që shohin te ne të vetmin fuqi transformimi. Këtu ska as kyç hekuri as brava, asgjë, prandaj mirësetëvini.