Nedim Bajrami është kthyet në një lojtar shumë të rëndësishëm te skuadra e Empolit, ku për shkak të formës së mirë që po tregon ka bërë që shumë skuadra të kërkojnë shërbimet e lojtarit shqiptarë.

Sipas “Gazzeta dello Sport” në gjurmët e lojtarit shqiptar është vënë edhe skuadra e Juventusit, ku këtë të fundit pas dëmtimit të Federico Chiesa dhe mos rinovimit të Poalo Dybala, po krkojnë një zëvendësues.

Kartoni i lojtarit vlerësohet me shifrën 10 milionë euro dhe duke parë krizën financiare tek Juventusi, ai mund të ishte një zgjidhje ideale për drejtuesit, të cilët duan të shpenzojnë sa më pak.

Nëse ky transferim arrin te kryhet do të ishte një arritje shumë e madhe si për vetë lojtarin, ashtu dhe për Kombëtaren e Shqipërisë.