“Asnjë ofertë për Paul Pogba”. Këtë fakt e bën të ditur sot gazeta angleze “Daily Mail”. Sipas saj, për momentin Manchester United nuk ka marrë asnjë ofertë për mesfushorin francez. “Oktapodi” po shkon drejt skadimit të kontratës dhe, duke përjashtuar kthesat e papritura, nuk do të rinovojë.

Gjithashtu, për këtë arsye, tre kërkuesit e tij kryesorë (Juventus, Real Madrid dhe Paris Saint-Germain) duken të gatshëm të presin verën për ta marrë atë si transferim falas, pa pasur nevojë të paguajnë asgjë për kartonin te “Djajtë e Kuq” në merkaton e dimrit.

Në sezonin 2021-2022, deri më tani Pogba ka luajtur 13 ndeshje dhe ka dhënë 7 asiste.