Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 236 raste të reja me koronavirus nga 8,460 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë këtyre 24 orëve janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 158,142 që prej fillimit të pandemisë. Sakaq, në të gjithë vendin raportohet se janë 1,780 raste aktive me COVID.

Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 904 qytetarë ndërsa 790,175 janë vaksinuar me të dyja dozat. Prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Kosovë janë dhënë në total 1,693,666 doza vaksine.