Mbrëmjen e djeshme Einxhel Shkira mori një surprizë nga dy moderatoret e njohura të Top Channel, të cilat janë edhe mikeshat e saj më të ngushta, Fjoralba ponari dhe Argjira Spanca.

Të dyja përveç përqafimeve i dhanë edhe disa këshilla për rrugëtimin e saj në Big Brother.

Mirëpo në një moment modertorja Fjoralba Ponari tentoi t’i jap një mesazh të koduar Einxhelit sesi po shihet lidhja e saj nga jashtë dhe që të mos ç’fokusohet nga objektivi se përse ka hyrë në Big Brother VIP.

Pas këtij komenti ka ardhur ndërhyrja e menjëhershme e Arbana Osmanit e cila ndërpreu takimin e vajzave dhe i penalizoi duke mos i lejuar të takonin DJ Dagzin, pasi kishin dhënë informacion nga jashtë.