Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha në takimin që ai zhvilloi në Lezhë sot.

PD e cilësoi Berishën mashtrues kronik dhe theksoi se demokratët dhe shqiptarët e panë me 8 janar fytyrën e vërtetë të Sali Berishës

“I braktisur nga demokratët, me hallin qe sa vjen dhe i rritet, Sali Berisha vjen vërdallë nëpër Shqipëri duke treguar gënjeshtra. Demokratët dhe shqiptarët e panë me 8 janar fytyrën e vërtetë të Sali Berishës, urdhëruesit të dhunës mbi PD”, thuhet në njoftimin e PD-së.

“Demokratët dhe shqiptarët nuk kanë kohë për të humbur me një mashtrues kronik. Demokratët kanë zgjedhur të ardhmen, shqiptarët duan dhe meritojnë një jetë më të mirë” deklaroi PD.