Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti ka qenë në një lidhje skype të drejtëpërdrejtë me studion e Fax News ku ka folur lidhur me qarkullimin e varianteve të reja të covid-19 në Shqipëri dhe ka bërë një lloj krahasimi të situatës së gripit të zakonshëm me 2 vite më parë.

Alimehmeti tha se nuk ishte një gjendje më e rëndë e personave të cilët infektoheshin nga gripi i zakonshëm, thjesht kështu e mendonin këta të fundit pasi ishin të shqetësuar.

Ndërsa shtoi se infektimi në të njëjtën kohë me covid dhe gripin e zakonshëm nuk ishte dicka e re. Sa i përket trajtimit të varianteve të reja të Covid-19, mjeku epidemiolog tha se nuk kishte rëndësi se cili prej tyre kishte prekur personin, pasi trajtimi që bëhej ishte i njëjtë.

A është e vertetë se gripi është paksa më i rëndë gjatë këtyre ditëve të fundit?

Alimehmeti: Jo nuk është parë ndonjë intetnsitet më i madh sesa në vitet e kaluara. Por duke qenë se njerëzit i vënë re më shumë duke qenë se ruhen edhe prej covid-19, atëherë kjo është një gjë normale. Do shohim se para dy vitesh para se të dlte Covid, ka qenë pak a shumë i njëjti intensitet.

Është folur për rastin e zbuluar në Izrael, “flurona” rasti i bashkimit të Covid dhe gripit të zakonshëm

Janë viruse respiratore, jemi në një kohë kur transmetimi është më i larti i mundshëm dhe ekziston mundësia që ti kësh të dyja. Tani kanë filluar të përdeoren tampone të cilat janë për disa viruse njëkohësisht. Kjo nuk ka qenë dicka e pandodhur më parë, kjo ka ndodhur edhe në Brazil gjatë dimrit. Atje u pa qartë se njerëzit që i kishin të dyja njëkohësisht edhe ecurinë e kishin negative sic pritej, por kjo jo se ishte dicka e pamundur.

Si mund t’i kemi të dyja njëkohësisht?

Është virus respirator, ne jemi në kontakt me njerëz të cilët mund të na infektojnë me të njëjtin mekanizëm transmetimi. Fatmirësisht ne nuk kemi një problematikë sepse nga pikëpamja mjekësore neve nuk na bën ndonjë shqetësim. Ne shohim çfarë ndodh në mjedis të gjerë. Ne na intereson sars cov2 sepse ai i mbush spitalet jo gripi.

Si mund të kuptojmë nëse jemi prekur me delta, omicron apo grip?

Nuk e ndan dot. Për nëse je i prekur me covid e dallon me anë të testit, por nuk ka ndonjë ndryshim në trajtimin mes varianteve. Nuk na ndihmon të dimë nëse është dekla apo omicron.