Kryetari i Bashkisë së Tiranës është i ftuar në ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv përballë përballë gazetarëve Çim Peka e Enton Abilekaj dhe avokatit Genc Gjokutaj.

Veliaj u ‘ngacmua’ nga avokati Genc Gjokutaj i cili e pyeti nëse e kishte të qetë ndërgjegjen për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Veliaj tha se flinte i qetë pavarësisht asaj që ndodhi me godinën monument kulture që u shndërrua në gërmadhë.

Së shpejti, shtoi Veliaj, do të nisin punimet për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, duke mosdhënë afat konkret.

Pjesë nga intervista

Genc Gjokutaj: A e keni të qetë ndërgjegjen për çështjen e Teatrit Kombëtar? Edhe Gjykata Kushtetuese ka

marrë një vendim në kundërshtim me veprimin tuaj…

Erion Veliaj: Ndërgjegjen e kam 100% të pastër. Fle rehat në ato pak orë gjumë që bëj për shkak të punëve. Besoj që kur të fillojë edhe Teatri i Ri, gjëja që do të vijë është shumë herë më e mirë, më e bukur, më e madhe, më e freskët në verë.

Genc Gjokutaj: E keni lexuar vendimin e GJK?
Erion Veliaj: I referohet një ligji për PPP që nuk u përdor kurrë. Gjykata rrëzoi diçka që ne nuk e kemi përdorur.

Genc Gjokutaj: Do të ndërtohet Teatri i Ri?

Erion Veliaj: Po presim dy specifikime për pajisjet që bëhen speciale, prodhohen me porosi. Janë disa fonderi, rotativë specialë që do të marrin një kohë të çmimit, pastaj ta hedhim në garë. Jemi pak ditë larg kryerjes së kësaj. Kaloi një VKM e posaçme për këto që nuk janë në inventar. Inventari i punëve publike ka sa kushton m2 i xhamit, sa kushton tulla, por kur janë gjërat specifike, ti do të marrësh disa oferta, del një VKM e posaçme ti dop të marrësh ca oferta, del një VKM e posaçme vetëm për këto gjëra në buxhet.

Çim Peka: Keni projekt për Teatrin?

Erion Veliaj: Është projekti i Ingels.